Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Kosova dhe Kanadaja do të fillojnë një program të përbashkët për trajnimin ushtarak, pas një takimi me ministrin kanadez të Mbrojtjes, Bill Blair, gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Kanadaja do të fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.

Sipas Osmanit, lajmi i është komunikuar gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.

Në këtë takim, presidentja Osmani ishte e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaksi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së Mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika