Hamza në Gjermani: Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan për ta bërë Kosovën më të mirë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës për transformimin ekonomik të Kosovës gjatë një tubimi në Köln, duke e quajtur atë frymëzim dhe forcë kombëtare për zhvillimin e vendit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur edhe një tubim masiv në Köln të Gjermanisë.

Hamza ka thënë se vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne.

Ai ka shtuar se sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.

“Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira.

Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.

Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!

#MaMirë për Kosovën. #MaMirë për diasporën.”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika