Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Manastirin e Deçanit pas gjetjes së një veture me targa malazeze që kishte mbishkrimin "Kosova është Serbi", ndërsa rasti po hetohet për nxitje të urrejtjes

Ilustrim

Gjatë një feste ortodokse këtë të diel në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshimtë me targa malazeze.

Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, e policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika