Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën është takuar me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se diskutimi u fokusua në rrugën përpara të Kosovës, veçanërisht në forcimin e sigurisë.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani.