Në rrugën “Dalmatët” në qytetin e Prishtinës rreth orëve të para të mëngjesit, është dëmtuar një veturë, ku dyshohet se ka qenë një mjet i dyshuar shpërthyes, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci
Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.
Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.