Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren, arrestohen tre menaxherë

Një 25-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar tre menaxherë të dyshuar për rrezikim të sigurisë dhe shkelje të pajisjeve mbrojtëse

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin ku si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, ka vdekur një 25-vjeçar, janë arrestuar tre menaxherë.

Rasti ka ndodhur të dielën pas mesditës, dhe siç thuhet në raportin 24-orësh, është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, prokurori thuhet se ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion dhe se hetimet për të janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika