Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor

Lajçak ka njoftuar se takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në dhjetor.

Foto nga arkivi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor.

Në një postim në Facebook, Lajçak theksoi se dy javët e fundit kanë qenë produktive, të mbushura me vizita dhe diskutime mbi të ardhmen e dialogut.

“Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika