Ministri Latifi kritikohet për mungesë të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është kritikuar për mungesë të barnave, duke i detyruar pacientët që t’i blejnë vetë ato.

Ai bashkë me zëvendësministren Dafina Gexha dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, të martën e 29 marsit ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë pandemisë, institucionet shëndetësore janë përballur me mungesë të barnave.

“Gjetjet e auditorit nuk janë edhe aq të mira. Kemi vërejtur se gjatë gjithë kohës së pandemisë institucionet që kanë trajtuar pacientët më COVID-19, janë përballur me mungesë të barnave. Gjetje jo e pranueshme ose që është me sekuenca negative është që pacientët që janë trajtuar në spitale është dashur të blejnë barna nga lista esenciale. Institucionet tona është dashur t’i sigurojnë barna pacientëve”, tha Bajrami.

Sipas ministrit Latifi, sa i përket pandemisë COVID-19, ka theksuar se bota nuk ka qenë e përgatitur.

Përveç kësaj, ai është ankuar për mungesë të stafit.

“Nuk kemi qenë të përgatitur, për disa javë të tjera kemi qenë shumë të papërgatitur. Nuk kemi infermierë sa duhet. Nuk kemi anesteziologë. Të gjithë mjekët, laborantët e të tjerët, kanë bërë punë heroike. Është më rëndësi që ne po e auditojmë vetveten sepse duhet bërë analizë”, ka thënë ai.

Ndryshe, ministri Latifi, të martën e 29 marsit ka mbajtur edhe një takim me partnerët që kontribuojnë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Ai gjatë këtij takimi ka diskutuar lidhur me planet e misnitrisë për transformimin e sektorit shëndetësor, ku edhe ka shprehur nevojën për formimin e një qendre për trajtimin e  traumave si dhe djegieve.

Ndryshe, Latifi, më 26 nëntor të vitit 2021 kishte marrë detyrën e misnitrit të shëndetësisë.

Në konferencën e tij të parë si ministër, kishte premtuar se vetë ai dhe ekipi i tij do të angazhohen në ngritjen e standardeve mjekësore, përmes edukimit dhe trajnimeve të të gjithë punëtorëve shëndetësor.

Pas marrjes së këtij posti, Latifi kishte ripërsëritur disa herë që me kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai synon që ta kthejë “trurin shkencor”, të larguar nga Kosova, që nënkuptonte kthimin e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë në vend, por që deri më tani nuk ka ofruar asnjë dëshmi se ka bërë diçka në këtë drejtim.

“Kthimi i trurit mjekësor tash për tash është koncept në mendjen time detajet e të cilave do t’i njihni derisa ne i përcaktojmë saktësisht”.

“Fakti se unë kam ardhur këtu nga një rehati në jetën amerikane dhe një pune shumë të mirë është sinjal i fuqishëm që edhe të tjerët të na bashkangjiten në kthimin në Kosovë”.

Ndërkaq, ai në vitin 2009, ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika