Lideri i Iranit bën thirrje për dënim me vdekje për liderët izraelitë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se një urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu nuk është i mjaftueshëm, duke kërkuar një dënim me ekzekutim

Presidenti i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Lideri suprem i Iranit, që mbështet dy grupet që po luftojnë kundër Izraelit në Gazë dhe Liban, tha se duhet që udhëheqësve izraelitë t’iu shqiptohen dënime me vdekje, e jo t’iu lëshohen fletarrestime.

Ajatollah Ali Khamenei i bëri këto deklarata teksa po komentonte fletarrestimet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale më 21 nëntor për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes dhe një udhëheqës ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ata lëshuan fletarrestime. Ato nuk mjaftojnë… Duhet të shqiptohen dënime me vdekje për këta udhëheqës kriminalë”, tha Khamenei, duke iu referuar udhëheqësve izraelitë.

Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se ka prova të bazuara për të besuar se Netanyahu dhe Yoav Gallant kanë përgjegjësi penale për aktet që përfshijnë vrasje, përndjekje dhe përdorimin e urisë si armë të luftës, si pjesë e “sulmit të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile në Gazë”.

Vendimi i GJNP-së shkaktoi zemërim në Izrael, shtet që e quajti këtë vendim absurd. Banorët e Gazës u shprehën se fletarrestimet mund të ndihmojnë në ndaljen e dhunës dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për krimet.

Izraeli ka thënë se GJNP-ja, me seli në Hagë, nuk ka juridiksion dhe ka mohuar se kryen krime të luftës në Gazë.

Fletarrestimi për udhëheqësin e Hamasit, Ibrahim Al-Mastri, thotë se ai akuzohet për vrasje masive gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit, që nxiti luftën në Gazë. Ai po ashtu akuzohet për përdhunim dhe marrje të pengjeve.

Masri, i njohur edhe si Mohammed Deif, në korrik u raportua se u vra gjatë një sulmi izraelit. Por, Hamasi nuk e ka konfirmuar e as mohuar këtë gjë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika