Guri për subvencionet në bujqësi: Janë të pezulluara, por duhet të anulohen dhe të kthehen paratë

Paris Guri nga Rina e LDK-së ka thënë se Ministria e Bujqësisë i ka ‘pezulluar’ grantin për shpërndarjen e subvencioneve në këtë sektor, pas plasimit të skandalit se dy familjar, daja dhe vëllau i deputetes, Fitore Pacolli kanë qenë përfitues të 100-mijë eurosh grant. Guri në “Five” të Dukagjinit u shpreh se ka qenë “triumf” për shpërndarjen e këtij skandali nga qytetaria aktive, i cili shtoi se “pezullimi është fitore” por duhet edhe “anulimi” i tërë i këtij granti dhe duhet të kthehen paratë e shtetit cent me cent.

Guri tha se pas zbulimit të këtij skandali, ata janë “sulmuar brutalisht” për shpërndarjen e informacioneve nga akterët e granteve.

“Triumf i qytetarisë active të Kosovës. Kemi hise edhe ne, se jemi të parët që kemi zbuluar se ministri, Faton Peci ia dhuron dajës dhe vëllaut të Fitore Pacollit grantin. Pezullimi I këtij granti është fitore për qytetarët e Kosovës. Tani është vetëm pezullimi, tani duhet anulimi. Kërkesa fillestare ka qenë kthimi I parasë cent më cent. Presim për anulimin e granteve. Kishmi të drejtë, pavarësisht se u sulmuam brutalisht”, ka thënë Guri.

Ai ka thënë se zbulimi i këtij skandali ka qenë e rastësishme nga Sekretari i Këshilltarit të Forumit të Rinisë së LDK-së, dhe pas tij kanë zbarkuar edhe nga të tjerët për personat përfitues të granteve.

“Fillimisht e dyshimte ka qenë se Ministria e Bujqësisë nuk ka publikuar emrat e fermerëve që kanë marrë grante por i kanë publikuar vetëm numrin e regjistrimit të fermerëve. Numri I granteve ka qenë I madh dhe shifrat e mdhaja. Skandali I parë e ka hetuar Egzoni  Sekretari I Këshillitarit të Forumit të rinisë, pastaj është gjetur edhe daja, këshilltarin ku edhe sot u publikuan edhe tri të tjera, Vigan Salihu që është drejtor I Zhvillimit Ekonomik në Podujevë, Kushtrim Nimoni, djali i axhës së shefit të kabinetit, të Albulena Haxhiut por edhe Veton Mulliqi, Këshilltar I Elbert Krasniqit. Pezullimi po e dëshmon se ne kemi pasur të drejtë e ata nuk kanë pasur të drejtë. Është e çuditshme dhe absolutisht absurd dhe jashëlogjike q për një qytetar të Kosovës që mundet me marrë grant vëllau I një deputetes së pushtetit në Ministrinë e Bujqësisë e mos me pas interferime”, u shpreh Guri.

Guri tha se është ngritur kallëzim penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetja Fitore Pacolli për kryerjen e dy veprat penale si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Ushtrim i Ndikimit”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika