Avokati, Arbër Jashari ka thënë se Prokuroria në Kosovë nuk duhet të i mbyll sytë ndaj informacioneve që fliten dhe dëgjohen nga mediat, pasi që është njëra nga detyrat e saj përcjellja e mediave.
Avokati Jashari në “Five” të Dukagjinit lidhur me çështjen e subvencioneve në sektorin e bujqësisë tha se ka baza ligjore që munden të zhvillohen hetimet.
“ Janë dy çështje se a ka bazë për hetimin e ministrit apo personat kompetent për ndarjen e subvencioneve. Parim, kushdo që I plotëson kushtet siipas ligjit mundet me apliku për subvencione pa kufizime. Një Komision përkatëse brenda agjensisë përkatëse dhe e bëjnë vlerësimin e tyre. Nëse ata vërtetojnë se janë thyer kriteret e konkursit ose me qëllim kanë shkelur autorizimet e vete, duke I shkaktuar dikujt favored he I kanë dhënë subvencionet kundërligjshme, atëherë ka bazë. Prokuroria duhet të bëjë filtrimin e informacioneve që vijnë nga mediat. Nuk duhet të marrë si të mirëqena, ose nuk duhet të rrijë heshtazi, ose ti mbyll sytë përballë asaj që flitet apo dëgjohet”, tha Jashari.
“Ku ka shumë zhurmë nuk është pa diçka”, vijoi Jashari, teksa shtoi se munden të “ekzagjerohen gjërat se jemi si parafushatës zgjedhore”.