Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku shtatë persona u përfshinë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, përplasja kishte përshkallëzuar deri në përdorimin e një thike, nga e cila kanë mbetur të lënduar dy persona.
Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka arrestuar shtatë persona të dyshuar.
Pas intervistimit, një i mitur është ndaluar për 24 orë, ndërsa një tjetër për 48 orë.
Pjesa tjetër e të dyshuarve janë liruar për t’u proceduar në mënyrë të rregullt.
“Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.