Dy të dyshuar janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Prizren, pasi, sipas Policisë së Kosovës, janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligone të armëve.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur e sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gas të kalibrit 9×19.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.