Mehmeti për sulmin në Zveçan: Ka ende struktura kriminale në veri që kanë përvojë edhe në luftë

Murat Mehmeti

Ish-hetuesi policor, Murat Mehmeti, ka komentuar sulmin e fundit ndaj stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, duke theksuar se strukturat kriminale në veri vazhdojnë të jenë aktive dhe përbëjnë një sfidë të madhe për autoritetet e vendit.

Në emisionin FIVE të Dukagjinit, Mehmeti ka thënë se këto grupe kanë përvojë të gjatë, madje që nga koha e luftës, dhe mbeten të gatshme për të vepruar kundër stabilitetit dhe sigurisë në vend.

“Sulmi nuk e ka pasur të shkaktojë viktima në njerëz. Cak është polica si strukturë e sigurisë. Do e potencoja se ndoshta është edhe qëllimi i Serbisë me zhvendos vëmendjen dhe presionin që e ka brenda. Vërtetë Serbia është kah kalo në probleme të mëdha. Ka probleme edhe me siguri… mund të jetë zhvendosje e vëmendjes dhe e problemet prej territorit të brendshëm te ne. Sigurisht përmes Kosovë atje fitohen edhe votat.

Mbrojta Civile ka ekzistuar prej ’99-tës, është integruar se ka mbetur jashtë. Dhe kush e kryen këtë mund ka kush, ka potencial me krye këtë punë. Në në Mitrovicë, në lagjen e Boshnjakëve çdo natë kemi pas granata dore në rrugë, kur janë hedhur në drejtim të banorëve, që ka pasur për qëllim zmbrapsjen e popullatës jo serbe.

Ka mjaftë struktura, ka njerëz që kanë përvojë edhe në luftë. Dhe që jetojnë atje dhe nuk paraqet problemet me i krye (sulmet). Pres që strukturat tona të sigurisë meqë e kanë shtri autoritetin t’i gjejnë dhe t’i kapin sulmuesit”, ka thënë Murati.

Në lidhje me këtë rast në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk janë raportuar për persona të lënduar.

“Me datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika