Ibishi për fabrikën e dronëve: Mund të bëhet, Kosova ka potencial

Ushtaraku i aviacionit dhe ish komandanti i UÇK-së, Ismet Ibishi ka folur lidhur me vendimin e qeverisë që të hapet një laborator për prodhimin e dronëve pa pilot në Kosovë.

Ai ka thënë se pas sistemeve të rënda raketore, për shtetet e vogla prodhimi i dronëve ka një rëndësi të veçantë sidomos në vëzhgim dhe intervenime të vogla si për ato policore dhe ato ushtarake.

“Mendoj se kjo është një ide shumë e qëlluar dhe uroj që kjo të realizohet në përpikshmëri. Është diçka që mund të bëhet në Kosovë, kemi njerëz të fushave të teknologjisë që mund të kryjn me sukses këtë detyrë”, ka thënë ai.

“Bashkëpunimi me aleatët tonë mund të vije tek rezultatet e kënaqshme për neve si shtet i vogël, këto mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë”, ka thënë Ibishi.

Ai ka thënë se mungesa e pajisjeve ushtarake të aviacionit për Kosovën siç janë avionët e helikopterët është e dhimbshme.

“Që nga viti 2011 kur isha ministër i Punëve të Brendshme kam punuar në këto projekte shumë seriozisht dhe i kemi përfundua në tërësi sa i përket njësitit të helikopterëve që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për policinë e Kosovës. Asohere ne kishim pilot, inxhinier dhe teknik dhe të gjithë atë ekip për një eskadril por ja se tashmë jemi vjetërue”, është shprehur ai në FIVE në RTV Dukagjini.

Ibishi tutje ka thënë se është urgjente që vendi të shkolloj tutje kuadro dhe të bëhet e mundur që të kemi helikopterë.

“Tash nëse i dërgojmë, tek pas pesë vitesh i kemi të gatshëm për të operue me këtë njësi gjë që shumë po vonohemi, jemi vonuar 20 e sa vite…”, ka thënë ai duke shtuar se ai dikur kishte nënshkruar marrëveshje me Turqinë që si donacion të shkolloj ekipin e eskadrilës së helikopterëve për policinë e Kosovës që ka vlerën rreth 50 milion euro por që vullneti politik sipas tij nuk ishte asokohe që të bëhej një gjë e tillë realitet.

Ibishi ka thënë se tashmë luftërat e fundit thuajse janë vendosur tërësisht në terrenin e aeronautikës andaj si Kosovë duhet ti ngritim kapacitetet tona në këtë fushë.

A po i zëvendësojnë dronët avionët dhe helikopterët? Ibishi ka thënë se nuk zëvendësohen pasi që dronët kanë një fuqi shumë të kufizuar ani pse nuk duhet nënçmuar ajo. Dronët sipas tij mund të kryejnë detyrën e vëzhgimit e kontrollit për një regjion të caktuar sidomos në rastet kur është e nevojshme të intervenohet por gjithashtu mund të intervenohet edhe me dronë, por se fuqia e tyre është e vogël krahasuar me helikopterët apo avionët.

“Nuk mund të bartin ushqimin, municionin, kërkim shpëtimin, kontrollin e kufirit etj” por që vetëm me operimin e helikopterëve mund të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika