Vazhdon “Turneu i Ndryshimit” në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të fushatës “Turneu i Ndryshimit”, mbajti një tubim në Suharekë. Kryetari Lumir Abdixhiku vlerësoi mbështetjen popullore për partinë dhe e cilësoi LDK-në si “adresën e shpresës” për qytetarët kur gjërat shkojnë keq.

Në kuadër të fushatës “Turneu i Ndryshimit”, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdoi aktivitetet e saj mbrëmjen e sotme në Suharekë.

Ky tubim shënoi një tjetër pikë ndalese në rrugëtimin e partisë për të forcuar lidhjet me qytetarët dhe për të prezantuar vizionin e saj për të ardhmen.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij theksoi se fryma që po përcillet në këto tubime është jashtëzakonisht pozitive dhe mbështetja popullore për partinë është në rritje.

Ai deklaroi se LDK mbetet adresa kryesore për qytetarët, veçanërisht në kohë sfidash dhe paqartësish.

“Kur gjërat shkojnë keq e mbrapsht, kur eksperimentet me qytetarët përfundojnë, ata kanë një adresë dhe shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demografikë të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovës. Si lëvizja më e madhe shqiptare e kemi obligim ta shtrojmë dorën e qytetarëve, po shtrojmë rrugën e re për shtetin që e bënë ne si LDK”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika