Në vitin 2024 qytetarët janë ankuar më së shumti për çmimin e larta të shërbimeve publike krahasuar me vitet e kaluara.
Sipas statistikave të paraqitura nga RTV Dukagjini në Debat Plus nga pulsi publik i UNDP-së që nga viti 2017 deri në dhjet mujorin e parë të vitit 2024, viti 2024 shënon rekord me 4.10%, ndërsa viti 2013 ishte 2.80%.
Shqetësimi qytetar për çështja e çmimeve të shërbimeve publike në vitin 2017 ishtë 1.20%.
Në vitin 2018 ky shqetësim kishte një ngritje miimale pra në 1.30%, kurse në vitin 2019 kishte mbrri në 2.0%.
Viti 2020 shënon një rritje më të lartë krahasuar me vitet paraprake ku shqetësimi ishte rritur nga 2.0% në 3.10% për të rënë në vitin pasues (2021) në 2.80% dhe për të rënë ende më poshtë në vitin 2022 në 1.90%.