Rama uron Ditën e Pavarësisë me këngën e Ramë Lahajt “Për ty atdhe”

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë me një video festive nën tingujt e këngës “Për ty atdhe,” duke përshëndetur shqiptarët nga sheshet historike të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria këtë të enjte shënon 28 nëntorin, 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët.

Në rrjetin social Facebook, Rama e ka postuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruar nga kënga “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.

“Mirëmëngjes, dhe me jehonën e këngës “për ty, atdhe”, nga sheshi i flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj gëzuar ditën e pavarësisë”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika