Një këmbësore është goditur për vdekje ditën e mërkurë në Klinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se viktima u godit nga një veturë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.
“Klinë / 27.11.2024 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal Pejë ka ndërruar jetë, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.