Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri momenteve historike të kombit

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë që nderon historinë, flamurin dhe sakrificat për liri dhe paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një kujtim të sakrificave për liri, paqe dhe krenari.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka përmendur tri momente kyçe që, sipas saj, janë pjesë e një simbioze të rëndësishme të 28 Nëntorit.

“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona. 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ajo e mbylli mesazhin e saj duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë ditë të shënuar, duke festuar me krenari dhe unitet.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Të fundit nga rubrika