Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim për vrasje në tentativë. Sipas policisë i dyshuari është një 23-vjeçar me inicialet Z.Z.
Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se të njëjtit i është sekuestruar edhe një armë zjarri, të cilën në përpjekje për ta fshehur e kishte hedhur në oborrin e një shtëpie.
“Arrestimi është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie. Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në njoftim.