Kurti e Rama bashkë në Vlorë, mbahet ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, ku ishte i shoqëruar nga homologu i tij Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe kryekuvendarja Elisa Spiropali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin historik të Vlorës, në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë kësaj ngjarje solemne, Kurti ishte krah për krah me homologun e tij, Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryekuvendaren Elisa Spiropali.

Kjo është hera e dytë radhazi që kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë zyrtare të 28 Nëntorit.

Videoja e ceremonisë zyrtare është publikuar nga kryeministri Rama.

Zyrtarët e lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Në 112-vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë edhe nga Kosova, janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare.

Festime do të mbahen edhe në Tiranë e qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet pritet të mbahet për herë të dytë Parada e Shqiptarëve, ku do të bëhen bashkë shqiptarë nga diaspora dhe vendet e rajonit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika