Përurohet memoriali për nder të daljes së parë të UÇK-së në Llaushë të Skenderajt

Në Llaushë të Skenderajt është përuruar një memorial për nder të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje historike që simbolizon fillimet e luftës për liri dhe pavarësi

Këtë të enjte, 27 vite janë bërë që nga dalja në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Arbër Geci, nxënësi i Halit Gecit, ka folur për historikun e themelimit të UÇK-së dhe daljen e saj publike para popullit shqiptar.

Ai theksoi se pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, populli ofroi përkrahje dhe mbështetje të madhe për luftën e saj.

“Historiku i daljes së parë publike të UÇK, pas shumë diskutimeve se nga do të sulmoheshin serbët, vendosën pozicionin në Llaushë dhe Rezallë e Re. Siç ishin pajtuar 22 ushtarë të gjithëve të armatosur me vullnet të hekurt, pozicionet në katër pika. Me fluturimin e helikopterit u kuptua që i njëjti erdhi me forcat serbe për të bërë terrenin. Trimat e UÇK-së, me të hyrë në pozita, filluan gjuajtjet në të gjitha drejtimet dhe pas dy orësh, serbët tërhiqen mbrapa. E udhëhequr nga legjendari Adem Jashari, ushtarët e rinj u mblodhën në shtëpinë e mësuesit Sabit Geci. Dhe vendosën të dalin publikisht në skenë dhe të njoftojnë që lufta ka filluar dhe nuk ka kthim mbrapa. I tërë organizimi ishte bërë në detaje, ushtarët kishin marrë detyrën e tyre. Pas daljes në skenë, UÇK-ja fitoi njohje të gjerë dhe mbështetje brenda dhe jashtë popullit shqiptar. Ky memorial duhet të trajtohet si vend i shenjtë”, ka thënë Geci.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se data e sotme do të shërbejë si një moment historik për brezat e rinj të qytetit.

“Sot mes ndjesisë së respektit të këtij memoriali jam i lumtur që po e përmbyllim një mision. Ky ishte momenti i shënimit të daljes së parë të UÇK. Nuk kishte më dilema, ishte ushtria e UÇK-së që po përfaqësohet nga tre trima të legjendarit Adem Jashari. Më 28 nëntor, pikërisht në Ditën e Flamurit, vendosën të dalin publikisht, është ditë e kujtimit për ngritjen e flamurit nga kryeheroi i Skënderbeut, Ismail Qemali, që ngriti në Vlorë. Është ditë kujtimi, dalja e UÇK-së 27 vjet më parë. Mujë Krasniqi ia fali vetës së tij tokën e Kosovës, sot në mesin tonë i vetmi është Daut Haradinaj, ky mbetet një moment historik për brezat e rinj. Do të jemi mirënjohës për sakrificën e gjithsecilit që dha kontribut për vendin tonë”, ka thënë Nura.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para popullit shqiptar, si ushtarë të UÇK-së më 28 nëntor të vitit 1997./EO

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika