Kosova ka arritur suksesin më të madh në historinë e saj në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur në pozitën e 99-të, një arritje historike që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Kjo ngritje erdhi pas triumfit ndaj Lituanisë me rezultat 1:0 në ndeshjet e nëntorit, ndërsa humbja me Rumaninë u regjistrua me rezultat zyrtar.
“Dardanët” do të kërkojnë ngjitjen në Ligën B përmes plejofit kundër Islandës, që zhvillohet më 20 dhe 23 mars.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicionin e saj, duke qëndruar e 65-ta, pas barazimit me Çekinë dhe humbjes nga Ukraina.
Në krye të renditjes, Argjentina vazhdon të mbetet e para, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili.
Dhjetëshja mbyllet me Portugalinë, Holandën, Belgjikën, Italinë dhe Gjermaninë.