Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka bërë edhe një gafë gjatë vizitës sot në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin,
Ajo ka ngatërruar stërnipin e heroit Isa Boletini, Gazmend Boletinin, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Mirëmëngjes kryetar”, i tha Gërvalla.
“Nuk jam kryetari. Unë jam stërnipi i Isa Boletinit”, iu përgjigj ai.
Stërnipi i Isa Boletinit ia bëri me dije ministres se kryetari Peci ndodhet brenda.
Gërvalla u përgjigj me një ndjesë.
“Ahh, më falni.”