Kulla e Isa Boletinit, ishte mbushur me mysafirë.
Për, 28 nëntor aty ishte edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
“Aty ku ishte Ismail Qemali aty ishte edhe Isa Boletini. Me fjalë tjera kjo tregon pandashmërinë e Kosovës prej Shqipërisë sepse pavarësia nuk ishte thjeshtë një pavarësi e Shqipërisë…ishte pavarësi e shqiptarëve, kudo që jetojnë ata”, ka thënë Konjufca.
Kulla që gjendet në fshatin Boletin të Zveçanit, u vizitua edhe nga qytetarë që vendosën lule tek varri i heroit kombëtar.
Njëjtë bëri edhe kryetari i kësaj komune. I njëjti sado që ishte i lumtur me festën, kishte një hatër mbetje.
“Kjo ditë është e rëndësishme, sot mbajtëm seancë solemne për 28 Nëntorin, aty nuk erdhën asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk e di pse”, ka thënë Ilir Peci.
Për dallim nga Zveçani në Mitrovicën e Veriut nuk kishte aktivitete.
Tek ura e Ibrit ishin rritur numri i pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, për të shmangur ndonjë provokim nga cilido komunitet.
E gjatë natës aty, dikush kishte bërë thirrje për paqe.
Në këtë mural gjendeshin të vizatuar ushtarë serb që ishin vrarë gjatë betejës së Kosharës, ai gjatë natës u fshi nga persona të paidentifikuar të cilët kanë bërë thirrje për paqe dhe jo luftë.
Ndërkaq, i vetmi aktivitet në këtë komunë u bë tek lagjja “Kroi i Vitakut”.
“Për nderë të 28 nëntorit, kemi hapur këtë ekspozitë me piktuara që kanë mesazhe patriotike, do të jetë e hapur për 10 ditë” ka thënë organizatori,Skender Sadiku.
Ndërkaq, edhe në Komunën e Zubin Potokut, i vetmi vend ku kishte frymë feste ishte fshati me shumicë shqiptare Qabër, ku ishin vendosur flamuj të Kosovës e Shqipërisë.