Miftaraj: Më herët iu vinte marre kur ekspozohej korrupsioni, tash Kurti i mbron të korruptuarit

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kritikuar qasjen e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj rasteve të korrupsionit në radhët e tyre, duke theksuar se ata tashmë jo vetëm që nuk i luftojnë, por i mbrojnë të korruptuarit.

Në “Debat Plus,” Miftaraj kujtoi se në të kaluarën, qeveritarët ndiheshin të turpëruar kur ekspozoheshin rastet e korrupsionit në publik.

“Po e marr prej vitit 2015, kur jam pjesë e sektori të shoqërisë civile. Kur kemi bërë raporte, publikime dhe kemi ekspozuar korrupsionin edhe nëse kanë qenë personat më të korruptuar në ish-qeveritë iu ka ardh marre. Ose nuk e kanë mbrojt korrupsionin në publik. Ka qenë e pamundur me pa një presidentin, një kryeministër.

(Pushteti i tanishëm) e mbron korrupsionin, e kemi rastin e Ngaip Krasniqit, që ka qenë eksportet i VV-së, VV-ja e bëri shef te KEK-ut. Tash i njëjti u arrestua, dolën edhe përgjigjen dhe në sytë e publikut ato përgjime janë identike sepse dolën nga prokurori. Tash e kemi një kryeministër që e mbrojti Ngaip Kraniqit, dhe jo vetëm atë. E sulmoi edhe Prokurorin. Në çdo kur kemi ekspontetë të VV-së. Kemi zotin Mujka, nëse një person si Mujka ish arrestu me 60 mijë euro ndër jastëk, edhe kish me qenë person i partive që sot janë në opozitë, unë e di që VV-ja do të krijonte një mosntrum prej tij, çka bëri VV-ja e Kurtit, e mori në mbrojtje”, ka thënë Miftaraj.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika