Rohde me porosi si Hovenier: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet.

Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

Ambasadori gjerman në një intervistë për RTV21, ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire  dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në. Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni.  Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos  e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, ka thënë Rohde.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika