Sot do të shpallet urdhri zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se kjo seancë do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.
Tutje, në njoftimin e DhSK-së, thuhet se tetë viktima kanë marrë pjesë në proces, siç thuhet aty, të gjithë nën masa mbrojtëse.
“Urdhri për Zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës do të shpallet në seancën e të premtes, 29 nëntor 2024, ora 11:00. Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.