Unioni i Bashkive Shqiptare e nderon deputeten Hoxha me mirënjohje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, është nderuar me mirënjohje nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Ditën e Flamurit.

Mirënjohja ka të bëjë me kontributin shoqëror.

Në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka falënderuar kryetarin e Unionit dhe të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për këtë mirënjohje.

“E nderuar me mirënjohje për kontribut shoqëror nga Unioni i Bashkive Shqipëtarëve në ditën më të bukur të shqipëtarëve 28 Nëntor – Tiranë. Faleminderit kryetarit të Unionit dhe të Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj Faleminderit znj.Andriola Kambo – drejtoreshë e Unionit. Faleminderit edhe krejt shqiptarëve me moton ‘Para se me pyet shtetin çka ka bërë për ty, pyete veten çfarë ke bërë për ti për shtetin’”, ka shkruar Hoxha.

Të fundit nga rubrika