Haliti i VV-së ankohet për opozitën: S’po zgjedhin forma për ta luftuar Kurtin – po e luftojnë shtetin

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, akuzoi opozitën se me sulmet ndaj kryeministrit Albin Kurti po dëmtojnë shtetin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Haliti, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe padisë së paralajmëruar ndaj deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Sipas tij, opozita po ndjek forma të papranueshme për ta sulmuar kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në, duke dëmtuar, në të njëjtën kohë, sipas tij, interesat e shtetit të Kosovës.

“Në njëfarë forme janë lajmëruar vet PDK-ja. Dhe në emisionin Debat Plus ku ishte e ftuar për mes linjës direkte edhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, u detyrua t’i thotë dhe emrat e personave që apostrofohen. Kështu që asgjë nuk është për tu çuditur për shkak se sidomos partitë opozitare nuk po zgjedhin forma për ta luftuar, duke menduar që po e luftojnë VV-në dhe Albin Kurtin, mirëpo po e luftojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Haliti në FIVE të Dukagjinit.

VV-ja akuzon PDK-në se kërkoi nga BE-ja të mos hiqen masat ndëshkuese

Haliti e cilësoi si të besueshme deklaratën e Kryeziu-Hyseni lidhur me zyrtarin e PDK-së, Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi, ish-zyrtar i PDK-së, të cilët janë akuzuar për lobim që të mos hiqen masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Nuk konsideroj që është një e pavërtete ajo që ka thënë zonja Kryeziu. Dhe besoj që e ka sqaruar mjaftueshëm”, ka shtuar Haliti.

Ai theksoi se informacionet e deputetes Kryeziu-Hyseni janë të bazuara në burime të besueshme nga zyrtarët e BE-së dhe se çështja e padive është kthyer në një “hajgare”.

“Çështja e padive është bërë si hajgare më thënën kështu më thjesht. Për shkak e ato informacione i ka marrë nga zyrtarë të BE-së, që ia kanë konfirmuar kryetares së komisionit. Dhe nuk besoj që ka ra në atë nivel kryetarja e komisionit, që të thotë diçka të pavërtetë zyrtarët me të cilët janë taksuar ata dy personat e apostrofuar”, ka theksuar Haliti.

Çitaku: Sanksionet Kosovës ia ka sjellë vetë Kurti, PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

Deklarata e tij vjen pas akuzave të Vlora Çitakut, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, e cila ka akuzuar LVV-në për propagandë ndaj partisë së saj.

Çitaku njoftoi se PDK do të ngrejë padi për shpifje ndaj Kryeziu-Hyseni, duke e akuzuar për përpjekje për të njollosur partinë dhe individët e saj me akuza të pabazuara.

Në një postim në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka kundërshtuar akuzat e Çitakut, duke e cilësuar reagimin e saj si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë për lobimin që lidhet me sanksionet ndaj Kosovës.

Kryeziu-Hyseni i reagon Çitakut: Fytyrë edhe më e pakëndshme për historinë e Kosovës

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika