Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria ende pa aktakuzë

Një vit pas vrasjes së Liridona Ademaj Prokuroria Themelore e Prishtinës thotë se janë ende në hetime dhe ende nuk ka të ngritur aktakuzë, të cilën e konsideron brenda afateve ligjore avokati Arber Jashari, punë më të shpejt të institucioneve të drejtësisë, kërkon edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Foto nga vendi i ngjarjes ku u vra Liridona Ademaj

Ishin orët e mbrëmjes, e kthehej në shtëpi nga një darkë me burrin dhe fëmijët.

Por, edhe pak minuta para arritjes aty me një plumb u vra Liridona Ademaj.

Pikërisht këtë të premte janë bërë një vjet prej kur Liridona Ademaj u privua nga jeta këtu në fshatin “Bërnicë e Epërme” të Prishtinës, i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili u arrestua pak ditë pas vrasjes së saj, megjithatë Prokuroria Themelore e Prishtinës ende nuk ka ngritur aktakuzë çoftë ndaj z.Murseli ose ndaj personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në rast.

Në një përgjigje këtë të fundit thanë se ende janë në hetime.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se çështja penale të cilës i referoheni është akoma në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe pasi që hetimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim e sipër, nuk është e mundur të ofrohen më shumë informata lidhur me këtë rast”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Por, brenda afateve ligjore po konsiderohet të jetë ende prokuroria.

“Sipas kodit të procedurës penale afati i hetimeve zgjatë dy vjet, mirëpo në rast se prokuroria arrinë të dëshmoj para gjykatës se i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nuk ka mundur t’i përfundoj hetimet, por me leje të gjykatës ajo mund të zgjatë edhe për 1 vjet”, ka thënë avotatki Arber Jashari.

Megjithatë, sipas njërës prej dy avokatëve të Naim Muselit, Prokuroria po vonon në aktakuzë sepse sipas tyre klienti i tyre është i pafajshëm dhe organi i akuzës nuk ka motiv.

“Sa i përket procesit gjyqësor, se kur do të përfundoj ne nuk kemi njohuri përshkak se ende nuk është ngrit aktakuzë ndaj të mbrojturit tone Z.Naim Murseli. Sa i përket deklaratave të dhëna nga ana e Z.Naim Murselit e të cilat kanë qenë të shumta çdo here e ka mohuar kryerjen e vepres penale apo involvimin në këtë rast, në çfardo mënyre. Mungesë motivi”, ka thënë avokatija Teuta Zhinipotoku.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës insiston në punë më të shpejt nga sistemi i drejtësisë.

“Është shumë shqetësues jo vetëm ky rast, por të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me vrasjet e grave çdo zvarritje është edhe zvarritje e prurjes së drejtësisë, është një stres dhe ngarkesë shtesë për të gjithë anëtarët e familjes të së ndjerës”, ka thëën Berisha.

Liridona Ademaj gjatë ditës është kujtuar edhe nga familjarë të saj me anë të postimeve ne Facebook.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika