Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Aivo Orav ka dënuar shpërthimin e orëve të vona të sontëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Ai ka thënë se Kosovës i ka ofruar ndihmën e BE-së.
“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav në X.