“Shpërthimi në Zubin Potok”, Osmani: Bandat kriminele serbe do të humbin sërish

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për shpërthimin në kanalin në Ibër-Lepenc në Zubin-Potok. Ajo ka thënë se “bandat kriminele kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës” dhe se “do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për shpërthimin në kanalin në Ibër-Lepenc në Zubin-Potok. Ajo ka thënë se “bandat kriminele kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës”  dhe se “do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” e ka quajtur shpërthimin “akt terrorist”.

Ajo i ftoi qytetarët që të tregojnë maturi e qetësi në këtë rast.

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terririste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike. I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e poashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Rasti u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se ekipet policore janë duke punuar për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Si pasojë e shpërthimit, kanali është dëmtuar dhe uji ka nisur të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika