Makineri të ndryshme po mbërrijnë vazhdimisht te zona ku ndodhi shpërthimi në Ibër Lepenc.
Gazetarja e Televizionit Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe në një lidhje direkte në emisionin “Krejt Debat” shpalosi informacione se janë parë pesë makineri të rënda duke u munduar në sanimin e dëmit të shkaktuara nga shpërthimi me eksploziv në Iber Lepenc në Zubin Potok.
“Shkatërrimi i kanalit është duke u tentuar të lidhen në disa tuba. Këto tuba të lidhura sigurojnë”, ka deklaruar Bylykbashi.