Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orët e para të së shtunës pas sulmit të tretë brenda 72 orëve në veri të vendit. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut të premten.
Policia e Kosoves e kanë konfirmuar rastin duke thënë se janë duke punuar në ndriçimin e tij, e Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” në njoftimin e saj ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja. E, të martën granata dore ishin hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan.
Pas mbledhjes Qeveria ka lëshuar komunikatë ku ka thënë se indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës “është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist”.
Aty janë diskutuar masat emergjente që janë marrë dhe po ndërmirren për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike. Ndërsa, masa shtesë janë ndërmarrë për të forcuar sigurinë rreth objekteve si në ura, trafostacione, antene, liqene e të tjera. Aty do të aktivizohen Policia dhe FSK-ja.
“Për më tepër, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.