Serbia e dënon sulmin në Ibër-Lepenc, e mohon përfshirjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se Beogradi nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe se këtë e di edhe Prishtina.

Vuçiqi e komentoi shpërthimin në një bisedë me të rinjtë në partisë që drejton.

“Dhe edhe një gjë mësoni nga unë, sidomos ju që jeni në politikë. Kurrë, kurrë mos dilni në rrugë. Asnjëherë. Nuk ka lidhje me të sotmen, por me të nesërmen. Kurrë. Sa herë që dikush të ngacmohet, qëndroni larg dhe mos merrni pjesë në të. Kur të mbarojë, më pas nxirrni konkluzione. Mos merrni vendime nën presion dhe frikë. Çfarë mendoni, pse nuk nxitova në orën 6 të mëngjesit të them se Serbia nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin në Ibër-Lepenc. E dini, nëse do ta bënim atë nuk do të kishim nevojë për asnjë lloj terrorizmi”, ka thënë presidenti serb. Se shteti i Serbisë nuk ka lidhje me shpërthimin, sipas Vuçiqit, e di edhe Prishtina.
Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e vet. Rëndësi ka vetëm të punosh, të luftosh dhe të besosh në vetvete”, ka shtuar ai.

Në territorin e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës, në orët e mbrëmjes të 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim, i cili ka dëmtuar kanalin Ibër-Lepenc, i cili furnizon me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve.

Kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar direkt Serbinë për përfshirje në shpërthim.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika