Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka thënë se furnizimi me energjinë elektrike në të gjithë vendin është stabil, pavarësisht shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili ftohen termocentralet A dhe B.
KEK-u ka thënë se po operon normalisht, ndërsa ka siguruar 150 megavat (MW) nga Shqipëria nëse nevojiten për t’i shfrytëzuar.
Në njoftimin për media, KEK-u ka bërë të ditur të gjitha veprimet që ka marrë që prej shpërthimit të premten në mbrëmje.