Miftaraj për sulmin e Ibër-Lepencit: Më i rëndë se ai i Banjskës, nëse do kishte sukses sot do të ishim në terr

Ehat Miftaraj – IKD

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit është më i rëndë se ai i Banjskës me 24 shtator të vitit 2023.

Miftaraj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se pasojat e sulmit terrorist prekin infrastrukturën jetike të Kosovës dhe nëse sulmi do kishte sukses të plotë “Kosova sot do të ishte në terr të plotë e pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje për një pjesë të kryeqytetit.

Sipas Miftaaj, Kosova do të gjendej në një gjendje “kaotike”.

“Sulmi në veri është mbase edhe më i rëndë se vet rasti i Banjskës. Pasojat e sulmit mbrëmë prekin infrastrukturën jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës. Nëse sulmi do kishte sukses të plotë sot Kosova do ishte në terr të plotë pa rrymë elektrike, ujë të pijshëm dhe ngrohje për një pjesë të madhe të kryeqytetit. Gjendja në Kosovë do ishte kaotike. Urojmë të kemi hetim të plotë, të shpejtë dhe profesional. Nuk mjafton vetëm arrestimi i kryesve të këtij akti terroristë, më e rëndësishme është të zbulohen urdhërdhënesit dhe të sqarohet në plotni qëllimi dhe motivi. Në ndërkohë informatat më të besueshme do jenë ato që vinë nga shtetet mike si ShBA, Germany, UK, France dhe BE. Cili do jetë qendrimi dhe reagimi i tyre lidhur me këtë sulm të paprecedentë dhe të pafalshëm do të ofroj përgjigjet adekuate në shumë pyetje të publikut në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj.

“Koordinimi dhe bashkëpunimi me aleatet deshmon vlerat e saj të patjetersueshme mu në kohë krizash si kjo mbrëmë. Sikurse dikush do të duhej të ofronte shpjegim dhe llogaridhënie per këtë që ndodhi dhe nese do te mund te parandalohej”, vijoi Miftaraj..

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika