Hoxha: Sulmi në Ibër Lepenc, i organizuar mirë nga persona me njohuri për përdorim të mjeteve shpërthyese

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencë të përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se që nga muaji qershor në veri janë evidentuar 10 raste të sulmeve me mjete shëprthyese të cilat ishin të drejtuar ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Ai ka thënë se këto sulme janë kualifikuar si terroriste e të cilat veçohen, rasti i datës 26.11.2024, sulmi terroristë me dy granata dore te stacioni policor në Zveçan, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objektin e stacionit të Policisë dhe të pronës së saj duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e zyrtarëve tonë policorë që ishin në punë në ato momente.

‘’Rasti I datës 28.11.2024, sulmi terroristë me granatë dore në objektin e komunës së Zveçanit, që si pasojë e të cilit sulm janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektin e komunës por edhe veturave të parkuara rreth objektit’’, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se edhe sulmi i mbrëmshëm është kualifikuar i tillë

‘’Më datën 29.11.2024, rasti i sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Repubikës së Kosovës në fshatin Vlagër, Uglar Zubin Potok kishte për shënjestër kanalin e Ibër Lepencit i cili bënë furnizimin e ujit të pijshëm të disa komunave por edhe mbi të gjitha furnizimit të ujit të Termocentralit të Korporatës Energjetike (KEK)’’.

‘’Për realizimin e këtij sulmi terrorist në bazë të hetimit të vendit të ngjarjes dyshohet se është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri në 20 kilogramë e cila ka qenë e vendosur me një çantë të zezë, e u aktivizua me detonatorë mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalet e Ibër Lepencit si pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm e duke rrezikuar edhe furnizimin me energji elektrike’’, ka thënë ndër të tjera Hoxha.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika