Policia e Kosovës ka ekspozuar në kampin e njësive speciale “Enver Zyberi” në Mitrovicë një arsenal armësh që janë kapur gjatë bastisjeve në Zubin Potok dhe Zveçan, pas sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se janë arrestuar 8 persona.
Në konferencë ka folur edhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Ai ka thënë se tri sulmet e fundit në veri janë kualifikuar si sulme terroriste që kanë pasur synim ta cenojnë sigurinë e Kosovës.
Sipas tij, të arrestuarit mund të kenë lidhje me kryeterroristin Milan Radoiçiq, porse ka shtuar se mbetet punë e hetuesisë për të konfirmuar rolin e secilit të arrestuar.
Hoxha ka thënë se gjatë bastisjeve të sotme kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.
Ndërsa në një bastisje të ndarë në Zveçan, Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, 2 AK47, 3 revole, 1 armë gjuetie, 2 armë rekreative, 6 karikator të AK47, municion e uniforma ushtarake