Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit.
Sipas KRU Mitrovica kjo shpërndarje është po bëhet me kapacitete të reduktuara.
‘’Ju njoftojmë se në këto çaste kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar. Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive’’, thuhet në njoftim.
KRU Mitrovica lutë qytetarët që uji të përdoret ‘’sa më racionalisht’’ në mënyrë që të ketë ujë për të gjithë.
‘’Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!’’, thuhet në njoftim.