Rizvanolli: Kosova, e gatshme të përballojë çdo kërcënim dhe të rikthejë furnizimin me ujë e energji

Ministrja Artane Rizvanolli theksoi se institucionet e Kosovës janë të gatshme të përballojnë kërcënime të tilla si ajo e 29 nëntorit dhe të rikthejnë shpejt furnizimin me ujë dhe energji, duke monitoruar 24 orë në ditë vendin e sulmit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përgatitura për të përballuar sulme të tilla ndaj infrastrukturës kritike.

Ajo në konferencë të përbashkët me kryeministrin ka potencuar se, pavarësisht sulmit të 29 nëntorit ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit, furnizimi me ujë dhe energji u rikthye shpejt dhe pa pasoja për qytetarët.

Rizvanolli ka deklaruar se ndërmarrja Ibër-Lepenci, me mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, është duke punuar me ekspertë për të siguruar një sanim afatgjatë të kanalit.

“Ky sulm e bëri një gjë të qartë, institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla, duke siguruar që furnizimi me ujë dhe energji të rikthehet shpejt dhe pa pasoja për qytetarët. Ibër-Lepenci është duke vazhduar punën me ekspertë dhe me përkrahje të ministrisë për ta bërë të mundur sanimin afatgjatë të kanalit”, ka thënë ajo. 

Ajo ka theksuar se përveç zgjidhjes teknike emergjente, lokacioni i sulmit po monitorohet 24 orë në ditë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sigurisë, për të garantuar që situata të jetë nën kontroll deri në implementimin e zgjidhjes përfundimtare.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika