Haradinaj: Kurti po pengon anëtarësimin në NATO, më 9 shkurt e ndërrojmë Qeverinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se më 9 shkurt do të ndryshojë Qeverinë, duke e akuzuar kryeministrin Kurti si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe duke e quajtur atë “të keqen e vetme të shtetit”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më 9 shkurt partia e tij do të jetë në pushtet, duke e ndërruar Qeverinë dhe duke anëtarësuar Kosovën në NATO.

Ai ka shkruar në Facebook se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja që kryeministri Albin Kurti “nuk e kupton dhe e pengon”. Sipas Haradinajt, Kosova ka aleatë të fuqishëm, por e keqë është vetëm Qeveria.

“Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë. Prandaj, ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!”, ka shkruar kreu i AAK-së, në Facebook.

Mes tjerash, Haradinaj e ka quajtur Kurtin “paranojak”, duke thënë se debatet e tjera janë operacion shpërqendrimi.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika