Zgjedhjet parlamentare në Rumani, Social Demokratët në pushtet kryesojnë ndaj së djathtës së skajshme

Foto ilustruese

Social Demokratët e majtë në pushtet në Rumani (PSD), duket se do të sigurojnë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke fituar kështu ndaj një lëvizjeje të rigjallëruar të ekstremit të djathtë që po sfidonte orientimin pro-perëndimor të vendit, sipas një sondazhi me zgjedhësit pas votimit.

Ishte i dyti ndër tre votime të njëpasnjëshme në vend, si për parlamentin e ri ashtu edhe për një president të ri, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor ku një kandidat i pavarur i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, doli papritur në krye të garës.

Fitorja e tij e befasishme nxiti mbështetje për partitë ultranacionaliste të së djathtës, disa prej të cilave me simpati të hapura pro-ruse, të cilat analistët politikë thanë se mund të minojnë mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën.

Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë ato paraprake, një koalicion pro-perëndimor i udhëhequr nga PSD ka të ngjarë të ketë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri, megjithëse e djathta ekstreme do të mbetej një forcë e konsiderueshme në legjislaturë.

Megjithatë, sondazhet pas votimit nuk përfshijnë votat e qindra-mijëra rumunëve që punojnë jashtë vendit, të cilët pritet të favorizojnë grupimet e ekstremit të djathtë dhe një parti opozitare centriste të kryesuar nga Elena Lasconi, e cila u radhit e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Për më tepër, një koalicion i gjerë do të ishte i vështirë të formohej mes mosmarrëveshjeve mbi masat e nevojshme për të frenuar deficitin buxhetor të vendit, më i larti në BE me 8% të prodhimit ekonomik.

Sondazhet me votuesit tregojnë se PSD fitoi 26% të votave, pasuar nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve të së djathtës me 19%.

Kryeministri socialdemokrat Marcel Ciolacu ishte renditur i treti në raundin e parë të votimit presidencial pas një fushate të mbizotëruar nga shqetësimi i votuesve mbi koston e jetesës, pakënaqësitë për grindjet mes partive kryesore, si edhe akuzat për korrupsion.

Se cilat parti do të formojnë qeverinë do të varet nga fituesit i zgjedhjeve presidenciale, pasi presidenti cakton kryeministrin dhe afati kohor për këtë është i paqartë.

Gjykata më e lartë e Rumanisë pritet të vendosë të hënën nëse do ta anulojë raundin e parë të votimit presidencial, pasi rezultati i papriturt ngjalli dyshime për ndërhyrje të mundshme në fushatë.

Autoritetet rumune thonë se kanë gjetur prova të ndërhyrjes nga aktorë keqdashës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka certifikuar rezultatet.
Gjykata ka urdhëruar rinumërimin e 9.46 milionë votave të hedhura në raundin e parë, ndërsa po shqyrton gjithashtu një kërkesë për të anuluar votimin e raundit të parë.

Nëse vendoset për një rivotim, raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohet më 15 dhjetor dhe balotazhi ndoshta më 29 dhjetor./VOA

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika