Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim në zyrë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Ndërsa, takimi vjen pas sulmit terrorist në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor dhe lidhur me rastin, njërit prej të dyshuarve tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Pritet që pas këtij takimi me kryeministrin Kurtin, ambasadori Jeff Hovenier t’i drejtohet mediave.
LEXO EDHE: