Rrustemi ekzaltohet nga fjalimi i Kurtit: E vështirë të flasësh pas kësaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u shpreh i impresionuar nga fjalimi i kryeministrit Albin Kurti gjatë debatit parlamentar për katërvjetorin e qeverisjes.

Sipas Rrustemit, pas prezantimit të arritjeve nga kryeministri është e vështirë të shtosh diçka më shumë.

“Është e vërtetë që kryeministri i tha të gjitha rezultatet dhe arritjet. Dhe është vështirë pas këtij fjalimi. Sido që të jetë mund të flasim dhe për opozitën dhe rolin destruktiv gjatë këtyre katër vjetëve, pse jo”, ka thënë Rrusetemi.

Megjithëkëtë, Rrustemi foli për “çlirimin” e veriut nga Qeveria Kurti.

“Në mandatin tonë kemi treguar vendosmërinë për të shtrirë sovranitetin e Kosovës në çdo cep të territorit. Nga veriu në jug institucione ligjzbatuese kanë punuar pa u ndalur për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Për të luftuar krimin e organizuar… deri para ardhjes së VV-së dhe Kurtit në qeverisje, veriu i Kosovës kontrollohej nga strukturat paralele, bllokohej me barrikada e dora e shtetit nuk shihej. Deri para tre vjetësh atje mund të shkoj me lejen dhe mbrojtjen e Radojçiqi, qoftë edhe në villen e tij. Kurse sot përveç strukturat kriminale dhe paralele janë shpartalluar, rrugën ilegale janë mbyllur, bankat e postat e Serbisë nuk janë më, komunat paralele nuk ekzistojnë, dinari është ndaluar…”, ka thënë ndër të tjera Rrustemi.

Deputeti i VV-së ka folur edhe për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut duke akuzuar, siç tha ai, “zëra opozitarë” “për minimizim të rastit dhe manipulim të publikut” .

“Është për keqardhje që disa zërë opozitarë kanë zgjedhur ta minimizojnë këtë akt dhe ta manipulojnë opinionin publikë duke tentuar të përfitojnë politikisht nga një situatë tragjike që Serbia orkestron kundër nesh”, ka thënë Rrustemi.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika