Maqedonci: Asnjëherë ushtarët e FSK-së s’kanë mbetur pa ushqim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mohuar pretendimet e opozitës se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është rrezikuar të mbetet pa ushqim.

Në një deklaratë publike, ai ka theksuar se ushqimi i ushtarëve ka qenë gjithmonë në përputhje me standardet e kërkuara dhe se asnjëherë nuk ka pasur mungesa.

“Në asnjë moment dhe në asnjë rast, ushtarët e Kosovës nuk kanë mbetur pa ushqim. Ushqimi i shërbyer ka qenë gjithmonë sipas standardeve të kërkuara për ushqyerjen e ushtarëve”, ka deklaruar ministri Maqedonci në seancën e Kuvendit.

Maqedonci ka pranuar se gjatë ditëve të para të ndryshimit të konceptit të ushqimit ka pasur vështirësi, por shtoi se kjo ishte rezultat i ndalimit të një praktike të dëmshme që ka vazhduar për vite.

Këto deklarata vijnë pas kritikave të opozitës, e cila pretendon se FSK-ja ka qenë në prag të një situate ku mund të mbetej pa ushqim.

“Normalisht ka pasur një vështirësi në ditët e para kur kemi ndryshuar konceptin e ushqimit, dhe kjo ka ardhur për arsyen që ne kemi bërë ndërprerjen të një fenomenit i cili ka dëmtuar për vite të tëra ushtrinë atë të dhënies së kontratave emergjente për nëntë vite me radhe dhjetë herë një operatori, përveç që ka dëmtuar buxhetin e shtetit po ashtu nuk siguruar qëndrueshmëri  në ushqim për ushtarët e Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika