Agon Maliqi-analist ka deklaruar se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut ka shmangur një krizë humanitare në Kosovë qoftë me mungesën e ujit apo edhe energjisë elektrike. Por sipas Maliqit, reagimet e akterëve politik vendor janë për “shqetësim” se secila palë ka akuzuar qoftë njërën apo tjetrën.
Maliqi në “Five” të Dukagjinit u shpreh se perspektiva e gjerë e këtij sulmi terrorist është humbur, pasi që ky akt ka ndodhur mes Perëndimit dhe Rusisë, ku kjo e fundit sulmet e shumta po i zhvillon në infrastrukturën kritike të shumë vendeve të NATO-së.
“ Reagimi i institucioneve të sigurisë dhe ato emergjence kanë qenë të mira pasi që u shmang një krizë humanitare, mungesa e ujit apo e energjisë elektrike. Më shqetësuese, reagimi politik ku e gjithë kjo situatë u politizu, me akuza ndaj opozitës dhe mediave opozitare. Kjo pjesë e menaxhimit të krizës nuk mendoj që ishte pozitive. Kjo ishte gracka apo synimi i një sulmi të tillë, shpesh në Kosovë i shohum vetëm dinamikat lokale apo të brendshme, dhe të ndërlidhur me politikën tonë se në faktor të kujt është një zhvillim apo jo. Kemi humbur perspektivën më të gjerë, me të cilin ndodhi ky sulm, atë të perëndimit me Rusinë dhe sulmet e shumta që Rusia po i bënë në infrastrukturën kritike të shumë vendeve të NATO-së. Nuk kemi diskutuar për domethënien e kësaj.