“Vuçiqi në konferencë e pranoj fajin”, Istrefi: Sulmi në veri akt diversiv

Drejtori i Informacionit të Televizionit të Dukagjinit, Dibran Istrefi tha se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut ka shkaktuar pasoja të mëdha dhe frikësim anë e mbanë.

Istrefi në “Debat Plus” tha se akti terrorist i së premtës është një nga sulmet më të softistikuara në territorin e Kosovës dhe një “akt diversiv” që ka arrit me e shkaktu atë që e ka planifikuar.

Ky sulm terrorist, sipas Istrefit i ngjan më shumë “veprimeve dhe intelegjencës ushtarake” dhe jo njerëzve të zakonshëm.

“Hetimet kanë dërguar se është akt diversiv tipik që për synim e ka pasur këtë që e ka shkaktuar. Me veprimet e tilla nuk I kryejn BIA apo intelegjenca e një shteti, por kur e përgatisin ushtarakët apo intelegjenca ushtaraku. Mënyra e zgjedhjes së lokacionit, mjetet dhe metoda e stacionimit i kryejnë ekspertët e fushës ushtarake, Hyjnë, kryejnë operacion, dalin dhe shkaktojnë pasoja të tilla”, shtoi Istrefi.

Aktet e tilla terroriste kanë dy-tri qëllime kryesore të atij sulmi, e Istrefi tha se qëllimet kryesore të sulmit në Zubin-Potok janë “shkaktimi i frikës tek qytetarët”, “mungesa e ujit të pijshëm” dhe “polarizimi i madh politik”.

“Aleksandër Vuçiqi në konferencë e kupton mirëfillin, Vuçiqi nisi të arsyetohet deri në detaje, Ai tha se po bëjmë hetim se kush e ka kryer këtë sulm”, tha Istrefi.

“Nuk ka pasur grupe kriminale në very. Ato janë grupe terroriste, ato janë mirëmbajtur nga Zvanko Vesilonoviqi, Milan Radoiçiqi por shefi kryesor në Beograd. Mbrapa tyre ka qëndruar një infrastructure shtetërore që I ka mbajtur dhe udhëhequr nga qëllimi”, tha Istrefi.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika